Lidhje

Tiranë, konferencë mbi etikën dhe moralin fetar


Profesori i “Bioetikës” në Universitetin e Harvardit, Omar Hasan Kasule mbajti në Tiranë një konferencë mbi etikën dhe moralin fetar.

Ai theksoi në konferencën e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam se të gjitha besimet fetare respektojnë jetën dhe vlerat njerëzore universale, pavarësisht nga interpretimet e ndryshme.

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam po zhvillon në Tiranë një konferencë shkencore mbi Bioetikën në këndvështrimet fetare.

Ligjërues nga vende të ndryshme të botës trajtuan koncepte si dhurimi e transplantimi i organeve, planifikimi familjar, aborti apo eutanazia, të cilat debatohen në shoqërinë e sotme edhe përmes spekullimeve të shumta.

Etika dhe morali fetar
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:12 0:00

Ligjëruesi kryesor ishte prof. dr. Omar Hasan Kasule, profesor i “Bioetikës” në Universitetin e Harvardit.

Ai tha se etika dhe vlerat morale janë të njëjta në të gjitha besimet fetare; pra, fetë e ndryshme vlerësojnë njëlloj vlerat njerëzore, pavarësisht se me metoda të ndryshme.

Shumica e interpretimeve, sipas tij lidhen me faktin që disa veprime quhen morale kur shkojnë sipas ligjit dhe jomorale kur shkojnë kundër ligjit.

“Ne të gjithë biem dakord në çështjet themelore të etikës dhe moralit; krisitianë, muhamedanë, etj., sepse vlerat themelore morale janë njerëzore” - tha profesori Kasule.

Ai theksoi se të gjithë e dinë se çfarë është morale dhe çfarë jo, të gjitha fetë dhe njerëzit e dallojnë të mirën nga e keqja, përveç disa situatave të ngatërruara.

Për të analizuar këto situata të ngatërruara secili besim ka metodat e veta të analizave morale dhe këtu nis dallimi mes tyre.

“Në besimin islam etika dhe moraliteti janë pjesë përbërëse e ligjit islamik, ndërsa në besime të tjera etika është më vete dhe ligji është më vete” - tha zoti Kasule.

Në Europë ligji, tha ai, është i ndarë nga feja dhe këtu një lind një problem me kuptimet mbi të njëjtat çështje.

Ndërsa në Islam nuk ndahen ligji, morali dhe etika; ato janë pjesë e një të tëre.

“Megjithatë të gjitha fetë bashkohen në misionin e tyre për të mbrojtur jetën njerëzore, moralitetin dhe vlerat e besimit fetar” - profesori nga Harvardi.

Sipas tij, asnjë veprim që ndërpret jetën nuk vlerësohet si veprim moral nga asnjë fe, sepse ai ndërpret vazhdimin dhe riprodhimin e jetës. Po aq e rëndësishme, sipas zotit Kasule, është edhe mbrojtja e mendjes dhe diturive njerëzore, që ia shtojnë vlerën jetës.

Bashkësitë fetare të Shqipërisë po zhvillojnë përherë e më shpesh konferenca të tilla shkencore për të shpjeguar qëndrimet e tyre tek besimtarët.

Qendrat studimore i ftojnë besimtarët t'i kthehen leximit të thelluar të librave të shenjtë dhe të mos ndjekin keqinterpretimet e të disa personave, që i shtyjnë drejt konflikteve.

XS
SM
MD
LG