Lidhje

Dhjetra të vrarë në Kongo


Zyrtarët e Republikës Demokratike e Kongos thonë se trupat qeveritare kanë zmbrabsur sulmet e armatosura në tre zona përreth kryeqytetit, duke vrarë afro 40 vetë që kishin ndërmarrë sulme dhe duke kapur disa të tjerë.

Dëshmitarët thonë se sulmet ishin organizuar nga të rinj të armatosur që thonë se janë besnikë të një profeti të krishterë evangjelist që është kundër regjimit të Presidentit Joseph Kabila. Pati njoftime për luftime edhe në qytetin më të madh të Kongos Lubumbashi.

Nuk pati njoftime për të vrarë mes civilëve dhe forcave të sigurisë në sulmet në aeroportin ndërkombëtar, stacionin televiziv dhe komandën e ushtrisë në Kinshasa.
Një zëdhënës i qeverisë tha se mesa duket sulmet nuk kishin asnjë qëllim tjetër përveçse ndërprerjes së festimeve për Vitin e Ri.
XS
SM
MD
LG