Lidhje

UNICEF: 400 mijë fëmijë kongolezë të rrezikuar nga kequshqyerja


Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët njoftoi sot se rreth 400 mijë fëmijë përballen me rrezikun e kequshqyerjes në Kasain e Madh të Republikës Demokratike të Kongos.

Dhuna në pesë provinca të këtij rajoni, ka lënë infrastrukturën shëndetësore në gjendje kritike e të paaftë për të vepruar, thuhet në deklaratën e UNICEF-it.

Më shumë se një e treta e qendrave mjeksore në provincën qendrore të Kasait janë detyruar të mbyllen për arsye sigurie ose mungesë furnizimesh me ilaçe.

Sipas deklaratës fëmijët përballen gjithashtu me rrezikun në rritje të kequshqyerjes, pasi konflikti në rajon e ka vështirësuar punën në bujqësi për vendasit.

"Fëmijët janë lehtësisht të cënueshëm dhe tashmë ata përballen me një krizë, nëse qasja në shërbimet themelore nuk do të vendoset shpejt", tha Marie-Pierre Poirier Drejtore Rajonale e UNICEF-it për Afrikën Perëndimore dhe e Qendrore. "Pa kujdesin e duhur shëndetësor, pa qasje në ushqim dhe ujë të pastër, jetët e qindra mijëra fëmijëve janë në rrezik", tha ajo.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG