Lidhje

Kongresi amerikan dhe larmia fetare

  • Carolyn Presutti

Gjysmë shekulli më parë, 75 për qind e anëtarëve të Kongresit amerikan ishin të krishterë protestantë dhe të gjithë ligjvënësit bënin betimin mbi Bibël. Por gjërat kanë ndryshuar. Në Uashington, një hap historik është shënuar me senatoren e parë budiste, si dhe me një person hindu në një post kombëtar.

Ora e lutjes në tempullin Sri Siva Vishnu. Me 17 hyjni, ai është një nga tempujt më të mëdhenj të hemisferës Perëndimore.

Hinduizmi është feja e tretë më e madhe në botë. Por u desh të pritej deri vitin e kaluar që personi i parë hindu të zgjidhej në një post kombëtar në Shtetet e Bashkuara. Ajo është Tulsi Gabbard nga Hawaii.

Siva Subramaniam është themelues dhe kryetar i tempullit.

"Karma është një nga 3 ose 4 rrugët me të cilat mund të ndjekësh “fjalën e shenjtë”."

Vite më parë, praktikimi i një feje tjetër nga krishtërimi protestant mund të pengonte kandidatët për në Kongres. Tani nuk është problem edhe nëse nuk i përkasin asnjë besimi. Kyrsten Sinema nga Arizona është ligjvënësja e parë në histori që si përshkrim të fesë së saj përdori fjalën "asnjë".

Mazie Hirono është e para që sjell budizmin në Senatin amerikan.

"Budizmi është një mënyrë jetese. Nuk ka nevojë të shkosh në kishë. Nuk duhet të këndosh. Kjo është arsyeja për të cilën unë e përqafoj budizmin si një mënyrë për të respektuar mendimet dhe fenë e njerëzve të tjerë."

Ligjvënësi indiano-amerikan Ami Bera është i krishterë unitarian. Por ai, çdo të diel, viziton kisha të ndryshme në zonën e tij, në Kaliforni. Këtë javë, vizitoi një kishë metodiste.

"Një ide themelore e unitarianëve universalistë është se ne besojmë në vetëm një Zot, por në shumë rrugë drejt asaj perëndie."

Zoti Bera zgjodhi të përdorte Biblën, kur bëri betimi si ligjvënës. Zonja Sinema, një kopje të kushtetutës amerikane. Zonja Gabbard përdori librin e shenjtë të hinduizmit, Bhagavad Gita. Ndërsa ligjvënësi Andre Carson, Kuranin, librin fetar të Islamit.

Zoti Carson është një nga dy personat myslimanë në Kongres.

"Mendoj se shumica prej nesh e mbështesin ndarjen e shtetit nga feja, por duhet thënë gjithashtu se ne të gjithë vlerësojmë faktin që Amerika është një shoqëri pluraliste dhe përfshin të gjitha fetë, të gjitha besimet dhe të gjitha grupet etnike."

Gjashtëdhjetë vjet më parë, Kongresi krijoi një dhomë lutjesh brenda ndërtesës së Kapitolit. Media nuk lejohet të hyjë, dhoma është vetëm për senatorët dhe anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve. Ajo është një dhomë e thjeshtë, me një dritare të dekoruar, ku shfaqet presidenti i parë i vendit George Washington, i gjunjëzuar për lutje.
((NATS))
Patrick Conroy është kleriku i Dhomës së Përfaqësuesve. Të njëjtët persona që hartuan kushtetutën, e cila inkurajon ndarjen e kishës nga shteti, ishin ata që gjithashtu emëruan për herë të parë një prift. Çdo klerik që viti 1789 ka qenë i krishterë, por...
((PATRICK Conroy))
"Lutjet që unë ofroj janë për të gjithë ligjvënësit. Janë lutje për qeverinë tonë, për kombin dhe për mbarë botën."
((Nat Hindu chant))
Analistët nuk mendojnë se rritja e shumëllojshmërisë fetare do të ndryshojë mënyrë se si votojnë ligjvënësit apo se si votojnë amerikanët për ligjvënësit e tyre. Por ky ndryshim i premton diçka brezit të ardhshëm: ata do të rriten duke e ditur se feja e tyre nuk do të pakësojë mundësinë për të shërbyer në postet zyrtare.

XS
SM
MD
LG