Lidhje

Vazhdojnë dëshmitë për Iranin në Kongres


Sekretari i Shtetit John Kerry, Sekretari i Energjisë Ernest Moniz dhe Shefi i Shtabit të Bashkuar të Shtatmadhorisë Amerikane, gjenerali Martin Dempsey dëshmojnë sot para Komisionit të Forcave të Armatosura të Senatit.

Seanca e sotme dëgjimore pritet të përqëndrohet tek çështja se si mund të ndikojë marrëveshja bërthamore me Iranin tek interesat amerikane dhe tek ekuilibri ushtarak në Lindjen e Mesme.

Kongresi ka shtatë javë në dispozicion për ta shqyrtuar marrëveshjen për programin bërthamor të Iranit. Sekretari Kerry and sekretari Moniz, ishin pjesë e ekipit që negocioi dhe arriti marrëveshjes në fillim të muajit.

Zoti Kerry tha dje gjatë një dëshmie tjetër në Kongres, se mosmiratimi i marrëveshjes nga Shtetet e Bashkuara do të thoshte të largoje shansin më të mirë për zgjidhjen paqësore të çështjes së aktivitetit bërthamor të Iranit.

Presidenti Barack Obama është zotuar se do të përdorë të drejtën e vetos, në se Kongresi nuk voton të favor të marrëveshjes.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG