Lidhje

Connie Smith me albumin e ri "Long Line of Heartaches"

  • Xhoen Kornblith

Connie Smith me albumin e ri "Long Line of Heartaches"

Connie Smith me albumin e ri "Long Line of Heartaches"

Artistja legjendare në biznesin e shfaqjeve Dolly Parton dikur pati thënë se ka patur tre këngëtare të vërteta gra: Barbara Streisand, Linda Ronstadt dhe Connie Smith. “Ne të tjerët, tha ajo, vetëm pretendojmë se jemi këngëtare”. Connie Smith ka nxjerrë në treg albumin e saj të parë që nga viti 1998 me këngë të reja dhe i dyti që nga viti 1978.

Kur 23-vjeçarja Connie Smith shkoi në studio në vitin 1964 për të regjistruar këngën e titulluar “Once a day”, askush nuk e dinte se ajo do të bëhej një nga këngëtaret solo më të dëgjuara në historinë e muzikës 'country'.

“Once a Day” ishte rasti i parë kur një interpretim solo nga një këngëtare e muzikës country, zinte vendin e parë në renditjen Billboard të muzikës, një pozicion që e mbajti për 8 javë rresht. Sot, 47 vjet më pas, kënga mbetet debutimi i vetëm solo që arrin në këtë renditje.

9 vjet pasi publikoi këngën e parë, Koni Smith regjistroi një sërë albumesh’ ku janë përfshirë rreth 20 hite. Më pas ajo e la përkohësisht artin për të krijuar familje…. Jeta e saj pasqyrohet në regjistrimin “Long line of heartaches”.

Tani, në moshën 70-vjeçare, Connie Smith pak ka humbur nga mjeshtëria e këngëtares së dikurshme të viteve ’60. Kjo është edhe arsyeja që producenti Marty Stuart, që është bashkëshorti i Coni Smith-it, mori vendimin për ta përfshirë zërin e saj të jashtëzakonshëm në regjistrimin “Long Line of Heartaches”.

Kënga “You and me” është njëra nga 5 këngët ku Connie Smith është bashkautore me Marty Stuart në CD-në “Long line of heartaches”. Këngët e tjera të diskut janë bashkëpunim me kompozitorët Harlan Howard dhe Dallas Frazier, me këtë të fundit Connie bashkëpunoi për krijimin e këngës “A heart like you”.

Regjistrimi “Long line of heartaches” u regjistrua në studion e famshme të Nashvillit “RCA studio B”, e njëjta studio ku Connie Smith regjistroi edhe këngët e saj të mëparshme. Kjo CD, tingëllon ashtu sikurse regjistrimet e mëparshme të Konit të muzikës Country gjatë karrierës së saj 5-dekadëshe.

Regjistrimi “Long line of heartaches” ka tërhequr dëgjues nga e gjithë bota. Gjatë karrierës së saj të gjatë, Connie Smith është emëruar për 11çmime Grammy, por nuk ka fituar ende asnjë. Ndoshta kjo do të ndodhë me albumin “Long line of heartaches”.

XS
SM
MD
LG