Lidhje

Shtëpi në kontenierë


Çmimet e banesave në mbarë zonën e gjirit të San Franciskos janë të papërballueshme për shumë njerëz, kështu që disa sipërmarrës të rinj, artistë dhe specialistë të informatikës po krijojnë shtëpi duke përdorur kontejnerë anijesh. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit, Mike O'Sullivan nga Oakland, kjo përpjekje kërkon zgjuarsi dhe ndeshet me ligjet kufizuese vendore.

Artistja Heather Stewart është një prej 20 personave në këtë komunitet të vogël që jeton dhe punon në kontejnerët e anijeve, ose në lloje të tjera banesash të vogla. Ajo po kryen instalimet hidraulike dhe elektrike.

"Ne të gjithë kemi vegla të mjaftueshme që i shkëmbejmë me njëri-tjetrin, kështu që secili ka mjetet e nevojëshme për të ndërtuar atë që do."


Heather Stewart dhe Luka Iseman punojnë këtu që nga muaji prill, pasi zyrtarët e qytetit i urdhëruan t’i hiqnin kontejnerët e banimit nga një pronë që kishin blerë në një zonë industriale në Oakland. Zyrtarët u thanë se kishin shkelur kodet zonale.

Ata u zhvendosën në një depo ku së bashku me të tjerë kanë instaluar mbi 10 kontejnerë, që kushtojnë rreth 2-mijë dollarë secili.​

"Një çati që nuk pikon dhe një dysheme e niveluar. Kur ke këto të dyja, të tjerat janë modifikime estetike."

Strukturat përshtaten për artistët dhe të tjerë të cilët jetojnë këtu.

"Është me të vërtetë interesante për të jetuar këtu, sepse ka njerëz të tjerë që bëjnë gjëra të ngjashme, Duhet të kesh vetëm ide dhe pastaj ta konkretizosh atë.”

Mund të ketë edhe komuniteteve të tjera të fshehura si ky.​


"Njerëzit i kryejnë këto punë fshehurazi, sepse institucionet vendore vënë gjoba të rënda nëse thyeni rregullat."


Luka Iseman dhe shokët e tij thonë se mungesa e mjediseve të strehimit me çmim të përballueshëm kërkon zgjidhje novatore.

XS
SM
MD
LG