Lidhje

Cooper, në Prishtinë në përpjekje për rifillimin e bisedimeve

  • Leonat Shehu

Cooper, në Prishtinë në përpjekje për rifillimin e bisedimeve

Cooper, në Prishtinë në përpjekje për rifillimin e bisedimeve

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë – Serbi, Robert Cooper, po qëndron në Prishtinë në kuadër të përpjekjeve për rifillimin e bisedimeve ndërmjet të dyja palëve. Çështja kryesore në të cilën ka ngecur ky proces është ajo e përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale e ndërkombëtare.

Të dyja palët kanë qëndrime të kundërta. Beogradi ngulë këmbë që kjo të ndodhë në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa Prishtina hedh poshtë një mundësi të tillë. Shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, ka theksuar se do të ketë një fusnotë, meqë ende ka vende në rajon që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo do t’i ngjante pak a shumë modelit të Maqedonisë, e cila për shkak se emri i saj nuk njihet nga Greqia, ka një fusnotë në përfaqësimet ndërkombëtare.

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë – Serbi, Robert Cooper, po qëndron në Prishtinë në kuadër të përpjekjeve për rifillimin e bisedimeve ndërmjet të dyja palëve. Çështja kryesore në të cilën ka ngecur ky proces është ajo e përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale e ndërkombëtare. Të dyja palët kanë qëndrime të kundërta.

Beogradi ngulë këmbë që kjo të ndodhë në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa Prishtina hedh poshtë një mundësi të tillë. Shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, ka theksuar se do të ketë një fusnotë, meqë ende ka vende në rajon që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo do t’i ngjante pak a shumë modelit të Maqedonisë, e cila për shkak se emri i saj nuk njihet nga Greqia, ka një fusnotë në përfaqësimet ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG