Lidhje

Kreu i Kishës Koptike: Egjipti të zgjidhë çështjen e diskriminimit


Kreu i Kishës Koptike: Egjipti të zgjidhë çështjen e diskriminimit
Kreu i Kishës Koptike: Egjipti të zgjidhë çështjen e diskriminimit

Kreu i Kishës Koptike të Egjiptit bëri thirrje për qetësi dhe kërkoi nga qeveria t’u përgjigjet ankesave të të krishterëve për diskriminim, ndërsa protestuesit u përleshën me policinë për ditën e tretë me radhë, pas sulmit me bombë ditën e Vitit të Ri, me ç’rast u vranë 21 vetë.

Papa koptik Shenuda III, udhëheqësi shpirtëror i bashkësisë më të madhe të krishterë në Lindjen e Mesme, tha në televizionin shtetëror të Egjiptit se qeveria e Presidentit Hosni Mubarak duhet të korrigjojë ligjet “e padrejta”, sidomos ato që kufizojnë lirinë fetare.

Shenuda tha se sulmi i paprecedent ndaj një kishe koptike në qytetin verior të Aleksandrisë shkaktoi “panik” në mesin e myslimanëve dhe të krishterëve. Ai u bëri thirrje pasuesve të tij të ruajnë qetësinë, duke paralajmëruar se ekstremistët politikë mund të përdorin protestat e tyre për të nxitur një agjendë antiqeveritare.

Ndërsa udhëheqësi koptik po fliste, qindra protestues, kryesisht të krishterë, u përleshën me forcat e rendit dhe me kalimtarët myslimanë në dy lagje të Kajros, të hënën vonë.

Autoritetet egjiptiane po shtojnë masat e sigurisë para 7 janarit, kur koptët kremtojnë Krishtlindjet.

XS
SM
MD
LG