Lidhje

Prishtinë, takim për luftën kundër korrupsionit

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, përfaqësues të Bashkimit Evropian thanë të enjten se lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave duhet të shtrihet në të gjitha nivelet, ndërsa tërhoqën vërejtjen se Kosova po ngec në zbatimin e ligjeve që lidhen me këtë luftë.

Komentet e tyre ishin pjesë e hapjes së një projekti kundër krimit ekonomik që synon forcimin e mundësive të institucioneve të Kosovës për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG