Lidhje

Fillon operacioni për lëvizjen e Costa Concordias


Në Itali ka filluar puna për të ngritur anijen e aksidentuar Costa Concordia. Anija u fundos dhe u anua dy vjet më parë pranë ishullit Xhilio.

Punëtorët e filluan punën sot duke ngritur pjesën e ndryshkur të anijes nga zona detare ku ajo ndodhet në ishullin toskan të Xhilios. Tragjedia që la 32 të vdekur ndodhi dy vjet e gjysëm më parë.

“Sot ne do të mësojmë se sa të sakta ishin llogaritjet, në bazë të supozimeve të mëparshme. Moti është i mirë, të gjithë janë gati në det të hapur, kështu që tani ne vetëm duhet të përfitojmë nga moti i mirë dhe të ngrejmë platformat.”

Do të duhet rreth një javë për të ngritur anijen para se ajo të dërgohet në Gjenovë për çmontim.

Anija u përmbys në njërën nga anët e saj. Ajo u ngrit nga uji shtatorin e kaluar me një operacion të vështirë, për ta përgatitur për procesin e lëvizjes.

Kompania pronare Costa Crociere llogarit se rikuperimi deri tani ka kushtuar 1.4 miliard dollarë, dhe miliona të tjera janë caktuar për kontratën e çmontimit.

Vendi ku u përmbys anija është një zonë detare e rëndësishme – një strehë për delfinët dhe balenat. Ambjentalistët kanë paralajmëruar rreth rreziqeve të mbetjeve toksike ose rrjedhjeve të karburantit në det gjatë tërheqjes dhe nxjerrjes së anijes në sipërfaqe.

Kapiteni është në gjyq nën akuzat për vrasje pa paramendim. Ai akuzohet gjithashtu se e braktisi anijen para se të ishin larguar të gjithë udhëtarët.

XS
SM
MD
LG