Lidhje

Nëntë viktima nga stuhia në Kosta Rika


Stuhia tropikale Otto shkaktoi vdekjen e nëntë personave në Kosta Rika dhe ka detyruar mijëra vetë të evakuohen në zonat e kufirit me Nikaraguan. Presidenti i vendit Luis Guillermo Solis shpalli tre ditë zi kombëtare duke filluar nga e hëna.

Komisioni i Emergjencave kombëtare tha se mbi 250 komunitete janë prekur nga stuhia dhe mbi 5 mijë e 500 vetë po strehohen në qendra të sigurta në gjithë vendin.

Stuhia ishte një uragan 2 kur preku Nikaraguan të enjten, por u dobësua duke u shndërruar në stuhi tropikale ndërsa drejtohej në Kosta Rika.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG