Lidhje

SHBA, program për identifikimin e ekstremistëve


Departamenti i Drejtësisë dhe Shtëpia e Bardhë ka nisur një program në disa qytete amerikane për të identifikuar dhe kapur ekstremistë të dhunshëm dhe terroristë brenda vendit para se ata të sulmojnë.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm Eric Holder, përpjekjet sjellin së bashku përfaqësues të komuniteteve, zyrtarë të sigurisë dhe forcave të rendit në mbështetje të anti-terrorizmit.

Zoti Holder tha se dalja e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, ku disa amerikanë kanë tentuar të shkojnë t'u bashkohen militantëve ekstremistë, nënvizon natyrën urgjente të kërcënimit me të cilën përballen amerikanët nga ekstremistët e dhunshëm.

XS
SM
MD
LG