Lidhje

Vendet kërkojnë riatdhesimin e objekteve të trashëgimisë kulturore


Vendet kërkojnë riatdhesimin e objekteve të trashëgimisë kulturore
Vendet kërkojnë riatdhesimin e objekteve të trashëgimisë kulturore

Egjipti, Nigeria dhe Peruja janë mes 21 vendeve që kanë hartuar një listë të përbashkët, me objektet kulturore arkeologjike që ata duan t’u kthehen vendeve të tyre. Në një konferencë dy ditore të zhvilluar në Kajro, për këtë temë, pjesëmarrësit kanë arritur në mendimin e përbashkët se muzetë, janë shpesh pengesa kryesore për riatdhesimin e objekteve të trashëgimisë antike.

Me rikthimin këtë javë të një objekti të antikitetit- siç është sarkofagu i Imhesit- Egjipti shënoi një fitore të madhe.Imhesi i përkiste epokës së faraonëve. Sarkofagu i tij u zbulua në Majami dy vjet më parë nga një punonjës i doganave amerikane. Destinancioni i tij final nuk dihej.

Por Zahi Hawass, kryetari i Këshillit Suprem të Antikiteteve në Egjipt, thotë se objektet e vjedhura shpesh përfundojnë në një muzeum.

“Kjo ndodh sepse muzeumet janë burimi kryesor për blerjen e objekteve të vjedhura. Nëse muzeumet nuk e bëjnë më këtë gjë, vjedhjet do të bien”.

Në një konferencë të zhvilluar në Kajro, delegacione nga e gjithë bota u zotuan që të flasin me një zë të vetëm për kthimin e thesareve kombëtare.

Por siç thotë përfaqësuesja e Perusë, nuk janë vetëm hajdutët që shkaktojnë përçarje mes kombeve dhe muzeumeve. Liliana Cino merret me çështjet e kulturës në Ministrinë e Jashtëme të Perusë. Kthimi i thesareve të Maçu Piçut, qytetit inkas i rizbuluar një shekull më parë, është një nga dëshirat e saj parësore.

Objektet e gjetura në këtë qytet u çuan në Shtetet e Bashkuara për t’u studjuar në muzeun Peabody të Uiniversitetit Yale.

“U dhanë hua, borxh, ndaj ne shpresojmë se Jale do të mbajë fjalën e dhënë dhe do të na kthejë objektet sërish. Është e rëndësishme për ne”.

Yale thotë se i ka kthyer objektet e marra borxh, dhe ato që ka në zotërim janë të këtij universiteti.

Disa muzeume që mbajnë objekte të dyshimta, ngrenë pretendimin se objektet janë shumë delikate për t’u transferuar.

Disa të tjerë thonë se disa objekte- si Guri Rozetta, i marrë nga Egjipti dhe i vendosur në Britani 200 vjet më parë-, janë kaq domethënës sa i përkasin botës.

Yussef Abdullah Usman, kreu i Komisionit të Monumenteve dhe muzeumeve në Nigeri, thotë se ky justifikim është i kotë.

“Ne nuk themi se këto objekte nuk duhet të shikohen nga të gjithë. Por mendoj se ato do të kuptohen më mirë nëse ekspozohen në kontekstin kulturor ku janë krijuar”.

Nigeria po kërkon rikthimin e disa objekteve, mes tyre koleksionin e statujave të bronxta, të marra nga forcat britanike më shumë se 100 vjet më parë, dhe që tani është shpërndarë, mes Amerikës dhe Evropës.

Egjipti, thekson Hawwassi, është forca kryesore shtytëse mbas përpjekjeve riatdhesuese. Ky vend ka qenë një prej viktimave më të mëdha të vjedhjeve kulturore.

Hawwass, një individ i jashtëzakonshëm, që të kujton personazhin Indina Johnes të filmave me aksion, tha për kthimin sarkofagut nga Washingtoni, se ishte arritje më e vlefshme e punës së tij.

“Njerëzit mendojnë se momenti më i mirë në jetën e një arkeologu është faktikisht të zbulojë diçka, por për mua, gjëja më e mirë është të kthej objektet në Egjipt”.

Ai ka bërë gjithçka që ta realizojë këtë, nga kërcënimi që të braktiste lidhjet me fushën arkeologjike të Egjiptit, e deri tek frikësimi i pronarëve të paligjshëm, duke u thënë se objektet antike, mbajnë në vehtvete një mallkim të lashtë.

XS
SM
MD
LG