Lidhje

Kantrimen: Pas raportit të BE-së, partitë të analizojnë vetveten


Kantrimen: Pas raportit të BE-së, partitë të analizojnë vetveten
Kantrimen: Pas raportit të BE-së, partitë të analizojnë vetveten

Ndërkohë këtu në Uashington, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën, Tom Kantrimen, thotë se kur merren përgjigje të tilla negative, vendet aspiruese duhettë shikojnë nga vetja. Zoti Kantrimen shprehu besimin se raporti është objektiv.

“Prirja e natyrshme e një nxënësi, apo në këtë rast e një vendi që synon anëtarësimin kur merr një dëftesë me nota të këqia, është që të thotë se profesori kishte qenë i padrejtë. Kjo prirje duhet të shmanget”, tha zoti Kantrimen.

“Partitë, në Shqipëri apo në çdo vend tjetër duhet ta shqyrtojnë me kujdes raportin dhe të analizojnë vetveten dhe të pyesin vetveten: A kemi bërë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të zgjidhur këto shqetësime që na janë paraqitur nga një organizatë që ne themi se e adhurojmë. Kjo është sfida e tyre më e vështirë dhe ne do të shohim se cilat sisteme politike në rajon janë të afta që të shkojnë para pasqyrës dhe ta analizojnë veten e tyre”, tha ai.

Këtë koment, zoti Kantrimen e bëri në një aktivitet në Uashington për marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG