Lidhje

Countryman u kërkon partive politike shqiptare të angazhohen në dialog të sinqertë për çështjet e zgjedhjeve

  • Armand Mero

Countryman u kërkon partive politike shqiptare të angazhohen në dialog të sinqertë për çështjet e zgjedhjeve

Countryman u kërkon partive politike shqiptare të angazhohen në dialog të sinqertë për çështjet e zgjedhjeve

Në Shqipëri zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Thomas Countryman deklaroi mbrëmë se cështjet që lidhen me zgjedhjet duhet të zgjidhen dhe të mos përkeqësohen. Duke komentuar zhvillimet në vend, pas takimeve me përfaqësuesit më të lartë politikë të vendit, zyrtari amerikan tha se partitë të bien dakord për rregulla të drejta fushate dhe procedurale kur këto janë jashtë Kodit Zgjedhor. Ai u shpreh se gjatë takimit me kryetarin e komisionit qëndror të zgjedhjeve ka theksuar se komisioni duhet të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent në të gjitha vendimet e tij.

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit Thomas Countryman kërkoi mbrëmë nga partitë politike shqiptare që të angazhohen në një dialog të sinqertë për cështjet që lidhen me zgjedhjet.

"Pati disa shenja shpresëdhënëse këtë javë, si në seminarin e drejtuar nga Z. Fyle ashtu edhe në diskutimet mbi një Kod Sjelljeje për zgjedhjet vendore. Kjo është diçka e mirë por nuk mjafton dhe unë mendoj që populli shqiptar e bën dallimin midis një takimi që organizohet për të kënaqur Brukselin dhe Uashingtonin dhe një takimi ku do të flitej sinqerisht mbi çështjet dhe do bëhej përparim".

Lidhur me debatin mbi transparencën e procesit zgjedhor zyrtari i lartë amerikan deklaroi se dialogu mes palëve duhet të ndodhë urgjentisht.

"OSBE ka të drejtë – që është shumë vonë për të bërë ndryshime madhore në Kodin Zgjedhor. Por nuk është tepër vonë që partitë të bien dakord për rregulla të drejta fushate dhe procedurale kur këto janë jashtë Kodit Zgjedhor".

Një tjetër pikë e debateve politike në Shqipëri ka qenë edh ai lidhur me Komisionin qëndror të zgjedhjeve i akuzar nga opozita se është vënë në shërbim të shumicës në pushtet. Zoti Countryman u takua mbrëm edhe me kryetarin Arben Ristani.

"Së pari, theksova që Komisioni duhet të jetë i drejtë dhe objektiv si dhe transparent në të gjitha vendimet e tij. Së dyti, që presim nga të gjithë anëtarët e Komisionit që të respektojnë detyrimin e tyre për të marrë pjesë në punën e Komisionit. Dhe, së treti, që SHBA, ashtu si dhe BE dhe OSBE, respektojnë rolin e Komisionit për të vendosur standardet për zgjedhje të drejta dhe për zgjidhje të drejtë të çfarëdo mosmarrëveshjesh".

Ka një qëndrim të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit europian për situatën e tanishme në Shqipëri. Disa herë zoti Countryman ju referua deklaratave të zyrtarëve europian. Ai kujtoi komentete e komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle për atë se cfarë Shqipëria rrezikon nëse procesi zgjedhor nuk I përmbahet standarteve.

"Shpresoj që të gjithë shqiptarët do të mbajnë parasysh që pikërisht kjo është çështja dhe sfida më e madhe, më e madhe edhe se zgjedhjet që po vijnë muajin tjetër. Suksesi i këtyre zgjedhjeve mund të përshpejtojë ose mungesa e suksesit mund ta ngadalësojë procesin e anëtarësimit në BE. Është e kuptueshme që duam të shohim një përshpejtim; kjo është ajo që meriton populli shqiptar".

Por sipas zyrtarit amerikan cështja nuk është vetëm teknike lidhur me integrimin europian:

"Ky vend nuk ka arritur sukses në çuarjen përpara të axhendës së reformave që mund ta bëjnë vendin më të begatë dhe një vend ku shqiptarët të jenë edhe më krenarë të jetojnë. Dështimi në këto zgjedhje, dështimi për të zgjidhur mosmarrëveshje rrezikon që të vazhdojë kjo mungesë përparimi, mungesë veprimi nga Kuvendi. Si në çdo vend tjetër, njerëzit do të gjejnë një mënyrë për të ecur përpara, për t’i bërë jetët më të begata dhe për t’i bërë qytetet e komunitetet e tyre më të begata, edhe nëse Kuvendi nuk e kryen detyrën që ka. Por nuk është ajo çka ndonjë prej nesh dëshiron të shohë në Shqipëri. Ne duam përparim ".

Për këtë arsye ai theksoi se shqiptarët duhet të marrin pronësinë e këtyre zgjedhjeve duke marrë pjesë në to, duke këmbëngulur për një fushatë të pastër, si edhe duke ofruar vëzhgues të pavarur vendas. Njerëzit , tha zoti Countryman, duhet të këmbëngulin dhe të presin nga partitë të respektojnë nevojën për një mekanizëm të pastër për të zgjidhur çfarëdo mosmarrëveshjeje që mund të lindë ditën e zgjedhjeve.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG