Lidhje

SHBA: Vendime gjyqësore të pritshme para hyrjes në fuqi të urdhrit për udhëtarët


Avokatët e organizatave të përfshira në procedimet penale që kanë si synim të bllokojnë urdhrat e Presidentit Trump për të kufizuar udhëtarët dhe refugjatët që vijnë në Shtetet e Bashkuara, thanë se po ndjekin me vëmendje seancat gjyqësore që po mbahen sot në Merilend, Havai dhe shtetin e Uashingtonit për vendime që mund të ndikojnë në zbatimin e urdhrit më të fundit ekzekutiv të presidentit.

Tre gjyqtarë federalë të apelit mbajtën në fuqi muajin e kaluar një vendim të shtetit të Uashingtonit që e pezulloi urdhrin e parë për kufizimin e udhëtimit që u lëshua më 27 janar, një javë pasi presidenti Trump bëri betimin. Versioni i rishikuar që u lëshua javën e kaluar, synonte të shmangte çështjet gjyqësore, protestat dhe ndërlikimet me zbatimin e urdhrit të parë.

Urdhri i ri ekzekutiv që doli më 6 mars, u mohon vizat qytetarëve nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni për 90 ditësi edhe ndalon pranimin e të gjithë refugjatëve për 120 ditë, duke filluar nga 16 marsi, për arsye që qeveria tha se kanë të bëjnë me shqetësimet për “sigurinë kombëtare”.

Kundërshtarët e urdhrit, që prek gjashtë vende me shumicë myslimane dhe njp popullatë refugjatësh që pret të risistemohet dhe që përfshin shumë myslimanë, thonë se urdhri i dytë është po aq diskrimues dhe antikushtetues sa edhe I pari dhe kanë në plan të vazhdojnë sfidat ligjore të politikave të presidentit.

"Sado që të përpiqet Presidenti Trump që të distancohet nga deklaratat fillestare që bëhej fjalë për ndalimin e myslimanëve dhe disktiminim kundër myslimanëve, ai nuk mund ta mbulojë se ku e kishte basën ky urdhër, që ishte një përpjekje për të diskriminuar myslimanët, për shkak të fesë së tyre”, tha Cecillia Wang, zëvendës drejtorja për çështjet ligjore e Bashkimit Amerikan për Liritë Civile, në një telefonatë me gazetarët të martën.

Herë pas here, gjatë fushatës për president, zoti Trump kishtë bërë deklarata për moslejimin e refugjatëve dhe myslimanëve në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë mohon që urdhri të ketë në shënjestër myslimanët.

Meqenëse urdhri u shpall 10 ditë para se të fillojë zbatimi, nuk pritet që të krijohet konfuzion në aeroporte nëse urdhri hyn në fuqi të enjten.

Mark Doss, jurist i Projektit për Ndihmën ndaj Refugjatëve tha se avokatët do të jenë të gatshëm të përgjigjen në aeroporte të enjten “nëse krijohen probleme”.

XS
SM
MD
LG