Lidhje

Dieta parahistorike ndihmon njerëzit, Ilaçi Krestor parandalon goditjet në zemër dhe tru

  • Astrit Lulushi
  • Zëri Amerikës

Njeriu parahistorik

Njeriu parahistorik

Si masë parandaluese për sëmundjet e zemrës, diabetit dhe kancerit ekspertët këshillojnë dietën e shëndetshme dhe ushtrimet fizike

Dieta parahistorike ndihmon njerëzit

Ekspertë të Shëndetesise thonë se mbipesha, tashmë një epidemi në Shtetet e Bashkuara, është në rritje edhe në shumë vende të botës. Sëmundjet e zemrës, diabeti, dhe kanceri janë të lidhura me mbipeshën. Per te gjitha keto, ekspertët këshillojnë dietë më të mirë dhe më shumë ushtrime fizike. Kjo po i shtynë disa njerëz të ndryshojnë zakonet e të ngrënit e duke u kthyer tek dietat e kohëve parahistorike.

Avokati Robert Keeling thotë se kurrë nuk e ka ndjerë vetem më mirë falë ushtrimeve fizike dhe një diete të posaçme, si ajo që ka ngrënë njeriu 10 mijë vjet më parë, ose të paktëm kështu mendohet

Ekspertja Melody Feldman thotë se kjo dietë përmban vetëm ushqime natyrale; mish, arra, fara, fruta, perime, pa niseshte, pa sheqer, pa bulmet, pa fasule, duke shmangur cdo ushqim të rafinuar a te përpunuar.

Pas fizkulturës në palestër, Robert Keeling gatuan sipas kësaj recete të përgatitur me kujdes. Ai thotë se ka dy vjet që mban këtë dietë dhe ndjehet më mirë se kurrë më parë. Tani ai fle mirë, kurrë nuk sëmuret dhe as i shkon mendja për ushqime tunduese si pica e spageti.

Shumica e udhëzimeve për këtë dietë parahistorike është marrë nga libri Omega Diet, shkruar nga Artemis Simopolos. Ajo thotë se ADN-ja e njeriut në thelb nuk ka ndryshuar nga ajo e njeriut parahistorik. Megjithatë dietë e sotme është thellësisht e ndryshme. Artemisi është kundër dietës krejtësisht parahistorike, e cila nuk përfshin qumështin dhe drithrat. Ajo thotë se njerëzit kanë aftësinë për t'u përshtatur dhe kjo i shpëtuar nga zhdukja. Por Artemi Simopolos shton se thotë se sheqeri i tepërt, niseshteja, mishi i kuq dhe ushqimet e përpunuara në dietën moderne janë shqetësuese. Këto ushqime shkaktojnë mbipeshë, presion të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës dhe kancer. Dhe rekomandimet e saj janë;
më shumë fruta, perime e peshk, dhe më pak sheqerna, yndyrë dhe kripë.


Ilaçi Krestor parandalon goditjet në zemër e tru

Në Shtetet e Bashkuara, një komision qeveritar thotë se një ilaç të llojit Statin, që merret për uljen enivelit të kolesterinës mund të përdoret për të rritur a të moshuar, edhe nëse ata nuk kanë nivele të larta kolesterie. Komisioni, i përbërë nga mjekë e shkencëtarë, thotë se ilaçi Krestor (Crestor) mund të parandalojë çdo vit dhjetra mijëra goditje në zemër e në tru. Ekspertët i mbështesin rekomandimet e tyre në një studim që u krye nga Astra Zeneka, firma që prodhon ilaçin Krestor. Studimi nuk përfshiu edhe barnat e tjerë të llojit Statin, prandaj është e paqartë nëse ato do të kishin të njëjtin efekt.

Shkencëtarët thonë se Krestori duhet t'u jepet burrave 50 vjeç e sipër dhe grave 60 vjeç e sipër që kanë nivel normal të kolesterinës, por e kanë të ngritur nivelin e proteinës reaktive C. Studimet kanë treguar se rreziku i goditjeve në zemër shtohet Rezultatet e studimit të financuar nga firma Astra Zeneka, tregojnë se tek pacientët që morrën Krestor, rreziku i goditjeve në zemër u pakësua 54 përqind; rreziku i goditjeve në tru u pakësua 47 përqind dhe numri i vdekjeve ra 20 përqind.
Shumë mjekë besojnë se këto rezultate do të ndikojnë që miliona të rritur e të moshuar që nuk vuajnë nga kolesteroli i lartë, tani do të kërkojnë të marrin Krestor, për të shmangur gjasat e goditjeve në zemër e në tru.

Por ka edhe mjekë që shqetësohen nga kjo mundësi. Ata thonë se dhënia e Krestorit personave që nuk kanë nivele të larta kolesterine, mund të sjellë efekte të dëmshme anësore si pezmatim në rrugët e frymëmarrjes dhe artrit.

Krestor bën pjesë në grupin e ilaçeve Statin dhe ka patur shenja se këto ilaçe e mbrojnë njeriun edhe nga sëmundje të syve përfshi glaukomën dhe kataraktin. Gjithashtu, vetëm një numër i vogël njerëzish që marrin Krestor, preken nga diabeti si efekt anësor.

XS
SM
MD
LG