Një prej personave, dikur më i kërkuari në Kinë, u dënua me burgim të përjetshëm, nën akuzat për kontrabandë dhe rryshfete, duke i dhënë fund një prej skandaleve më të mëdha të korrupsionit politik në Kinë.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve Hsinhua, Lai Chanag Xing u dënua sot në provincën Xiamen, prej nga drejtonte operacionet e kontrabandës për vite, para se të largohej nga Kina.

Sipas gjykatës, vlera e mallrave të kontrabanduara nga Lai në vitin 1991, mes të cilave kishte makina luksoze dhe cigare, arrinte në 4,3 miliardë dollarë. Gjatë kësaj kohe ai paguante zyrtarë kinezë për të mundësuar kalimet e mallrave.

Lai u largua për në Kanada në vitin 1999 ndërsa autoritetet filluan hetime të gjera që çuan në shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë të ushtrisë dhe policisë. Lai u ekstradua nga Kanadaja vitin e kaluar, pas garancive të Kinës se nuk do të torturohej ose dënohej me vdekje.