Lidhje

Kryeministri ukrainas, përpjekje diplomatike për krizën


Kryeministri ukrainas Arseniy Yatsenyuk po përgatitet për një zgjidhje diplomatike për krizën politike të vendit.

Zoti Yatsenyuk të mërkurën pritet të vijë në Washington për bisedime me Presidentin Barak Obama. Të dy udhëheqësit kanë në plan të diskutojnë lidhru me krizën në Krime, gadishullin strategjik me popullsi rusishtfolëse në jug të Ukrainës.

Ndërkohë, qeveria e Krimesë sot ftoi zyrtarisht Organizatën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Evropian, të monitorojë referendumin e 16 marsit, ku banorët do të votojnë në se duan që gadishulli të bëhet pjesë e Rusisë.

Grupet vëzhguese të OSBE-së janë kthyer mbrapsht nga persona të armatosu në kufirin e Krimesë, të paktën tre here gjatë javës së kaluar.

Agjentë federalë nga Shtetet e Bashkuara kanë shkuar në Ukrainë për t’u ardhur në ndihmë udhëheqësve të përkohshëm të vendit, për hetimin e akuzave për korrupsion ndaj zotit Yanukovych kur ai ishte president. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Ukrainë tha sot se hetuesit, po ashtu, janë duke zhvilluar kërkime me synimin për të zbuluar prona të tij.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG