Lidhje

Presidenti rus Putin njeh pavarësinë e Krimesë


Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që njeh rajonin ukrainas të Krimesë si "një shtet sovran dhe të pavarur."

Zoti Putin nënshkroi dekretin dje, duke sfiduar Evropën dhe Shtetet e Bashkuara vetëm disa orë pasi Uashingtoni dhe Brukseli vendosën sanksionet e para kundër zyrtarëve rusë për mbështetjen e referendumit të së dielës për shkëputje të Krimesë nga Ukraina. Zyrtarët në Krime thonë se numërimi përfundimtar i votave tregon se 97 përqind e votuesve të rajonit kanë mbështetur shpalljen e pavarësisë nga Ukraina.

Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë u thanë gazetarëve se kanë "prova konkrete", se një numër fletëvotimesh të përdorura në referendumin e Krimesë janë plotësuar para se të arrinin në qendrat e votimit. Administrata e Presidentit Obama, Bashkimi Evropian dhe një numër i madh i analistëve ligjorë kanë thënë se referendumi në Krime përbënë shkelje të kushtetutës së Ukrainës dhe ligjit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG