Lidhje

Konservatorët kroat me fitore të ngushtë në zgjedhje


Tomislav Karamarko, president of the Croatian Democratic Union (HDZ), speaks after exit polls in Zagreb, Croatia, Nov. 9, 2015.
Tomislav Karamarko, president of the Croatian Democratic Union (HDZ), speaks after exit polls in Zagreb, Croatia, Nov. 9, 2015.

Opozita konservatore kroate ka fituar shumicën e vendeve në parlament, por jo mjaftueshëm për të qeverisur e vetme.

Komisioni i Zgjedhjeve në Kroaci tha të hënën se me 99 për qind të votave të numëruara, Bashkimi Demokratik Kroat ((HDZ) ka fituar 59 vende në parlamentin 151vendësh të Kroacisë. Social-demokratët në pushtet kanë fituar 56 vende. Partia e ri e quajtur Most (Ura) fitoi 19 vende dhe do të jetë çelësi i formimit të qeverisë.

Zgjedhjet u mbajtën, në mes të vështirësive ekonomike dhe një rritjeje masive të migruesve që po shfrytëzojnë territorin e këtij vendi për të vazhduar drejt vendeve perëndimore të Evropës, kryesisht në Gjermani.

Që nga shtatori, në Kroaci kanë hyrë më shumë se 330 mijë migrues, nga Lindja e Mesme.

Konservatorët e drejtuar nga ish shefi i zbulimit Tomislav Karamarko, e kishin zhvilluar fushatën duke kritikuar ashpër qeverinë e qendrës së majtë të kryeministrit Zoran Milanoviç, për lejimin e qindra mijëra migruesve nga që të kalojnë lirshëm nëpër Kroaci gjatë muajve të fundit.

XS
SM
MD
LG