Lidhje

Kroacia arreston një slloven të kërkuar për masakrën e Srebrenicës

  • Zëri Amerikës

Kroacia arreston një slloven të kërkuar për masakrën e Srebrenicës

Kroacia arreston një slloven të kërkuar për masakrën e Srebrenicës

Policia në Kroaci arrestoi një slloven të kërkuar nga Bosnja nën akuzat për rolin e tij në masakrën më 1995 të gati 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në qytetin e Srebrenicës.

Franc Kos u arrestua dje në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Bosnja. Ai u ndalua nga autoritetet kur hyri në Kroaci nga Serbia me autobuz.

Bosnia thotë se Franc Kos, si anëtar i ushtrisë serbe të Bosnjes, dyshohet se ka marrë pjesë personalisht në vrasjen e meshkujve myslimanë në Srebrenicë.

Gjykata për krimet e luftës në Bosnje ka gjykuar dhjetra serbë të Bosnjes për ndërlikim në masakrën e Srebrenicës, më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Deri tani, 12 të arrestuar janë burgosur, 7 janë gjetur të pafajshëm dhe 7 të tjerë janë në gjykim e sipër, mes tyre edhe ish udhëheqësi serbëve të Bosnjes, Radovan Karadzic.

XS
SM
MD
LG