Lidhje

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri


Policia kroate arrestuan Andrija Drashkovic, që kërkohet nga autoritete belge për vrasjen e veprimtarit shqiptar Enver Hadri 25 vjet më parë

Mjetet kroate të informimit thanë se autoritetet kanë arrestuar të mërkurën afaristin kundërthënës serb Andrija Drashkovic, nën dyshimet për vrasjen e një veprimtari shqiptar 25 vjet më parë.

Ai u arrestua në qytetin e Splitit në Kroaci në bazë të një urdhër arrestimi të lëshuar nga autoritetet belge, nën dyshimet se mund të ketë qenë një nga pjesëmarrësit në atentatin ndaj veprimtarit shqiptar për të drejtat e njeriut, Enver Hadri.

Enver Hadri
Enver Hadri

Zoti Hadri ishte vrarë më 15 shkurt të vitit 1990 në Bruksel. Hadri u vra në vitin 1990 në Bruksel, kur nga një makinë u hap zjarr kundër tij. Atëbotë u tha se vrasja ishte porositur nga shërbimi i fshehtë jugosllav që njihej si UDB-a, e cila drejtohej nga serbët që përbënin shumicën e agjentëve të saj.

Enver Hadri ishte kryetarin e Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë. Emigrant politik që nga fillimi i viteve të 70-ta, ai kishte grumbulluar dokumente që dëshmonin dhunën e pushtetit serb në Kosovë dhe këtë e kishte bërë të njohur në qarqet politike e diplomatike në Bruksel.

Dy nga të dyshuarit u vranë kohë më pas në në rrethana të paqarta, ndërsa një tjetër Veselin Vukotic, thuhet se mund të ketë ofruar informacione që mund të kenë zbuluar përfshirjen e njeriut të njohur të nëntokës serbe, Andrija Drashkovici në vrasjen e Enver Hadrit

Vrasja e tij ishte vlerësuar si një nga pesë vrasjet më zulmëmëdha politike të kryera nga shërbimi sekret jugosllav.

XS
SM
MD
LG