Lidhje

Zgjedhjet parlamentare në Kroaci


Për herë të dytë brenda një viti, në Kroaci të dielën u mbajtën zgjedhje të reja parlamentare.

Anketat tregojnë se Parlamenti i ri që pritet të dalë pas zgjedhjeve mund të rezultojë në krijimin e një qeverie jo funksionale, ashtu sikurse ajo e mëparshmja. Kjo do t’i shkaktonte vendit pasiguri të mëtejshme politike.

Rezultatet paraprake pritet të dalin të dielën në orët e vona të mbrëmjes.

Sipas anketave, koalicioni i katër partive nën udhëheqjen e Partisë Socialdemokrate mund të fitojë të paktën 60 nga 151 vendet e Parlamentit, por partia konservatore Unioni Demokratik i Kroacisë, HDZ, do ta pasojë koalicionin vetëm me një diferencë të vogël vendesh.

Analistët thonë se asnjëri nga të dy grupet nuk do të ketë fituar numrin e nevojshëm për të qeverisur i vetëm.

XS
SM
MD
LG