Lidhje

Kroaci: Hyrja në BE shpresë për rritjen e turizmit dhe ekonomisë


Croatia
Croatia
Pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian që zyrtarisht hyri në fuqi dje, Kroacia shpreson të joshë më shumë turistë në brigjet e saj. Vendi, i njohur për bregdetin e bukur të Adriatikut, tashmë është një rajon i preferuar për vizitorë nga gjithë bota.

Qyteti mesjetar i Dubrovnikut është një nga rajonet më të famshme të Kroacisë dhe një destinacion i preferuar për anijet turistike.

Qyteti i cili u bombardua në vitin 1991 gjatë luftës që çoi në shpërbërjen e Jugosllavisë tani është i mbrojtur nga UNESCO-s si një rajon i trashëgimisë kulturore.

Dubrovniku ofron një kombinim unik të plazhit dhe festave kulturore, duke i shërbyer preferencave të një grupi të gjerë të turistëve ndërkombëtarë.

Kroacia siguron një pjesë të madhe të të ardhurave nga industria e turizmit.

Vitin e kaluar, turizmi ka sjellë të ardhura me vlerë rreth 6.8 miliardë euro.

Kroacia shpreson të përfitojë më shumë në të ardhmen, veçanërisht tani pasi hyrjes zyrtare në Bashkimit Evropian.

Tani, 17 për qind e turistëve të saj ndërkombëtare vijnë nga Gjermania, e pasuar nga 14 për qind të turistëve që vijnë nga Rusia.

Kroacia dëshiron të shtojë numrin e turristëve nga vende të tjera evropiane.

Grace Kruse, një turiste nga Shtetet e Bashkuara, thotë se lëvizja për turistët anglisht-folës në vend është e lehtë.

“Më pëlqen shumë këtu. Ky është padyshim një vend i bukur dhe më pëlqen që lëvizja në këtë vend është e lehtë sepse shumica e njerëzve flasin anglisht”.

Ndërsa piktorja meksikane Cristina Arnedo është e impresionuar me bukurinë e vendit dhe larminë e tij.

“Kam vizituar Dubrovnikun dhe Zagrebin, dy qytete të ndryshme që më kanë pëlqyer. Në përgjithësi njerëzit këtu janë të mirë”, thotë ajo.

Kroacia u bë anëtare e BE-së pas gati një dekade negociatash dhe në një kohë kur Bashkimi Evropian është përfshirë nga krizat më të madhe në historinë e tij.

Por anëtarësimi në BE është shumë i rëndësishëm për vendin që në vitin 1991 luftoi për pavarësi nga ish-Jugosllavia.

Ekonomia e vendit është relativisht e dobët.

Kroacia është në recesion dhe niveli i papunësisë është rreth 20 për qind.

Pra, qytetarët e Kroacisë janë të etur për përfitime ekonomike nga anëtarësimi në BE.

“Fakti se njihet ekzistenca e Kroacisë dhe ajo është anëtare e re e BE-së, mund të nxisë interes”, thotë Ministri kroat i Turizmit, Darko Lorencin.


Bregdeti i Kroacisë është i mbushur me dhjetra qytete të vogla, me rrugë të ngushta gjarpëruese, kisha të vogla dhe shumë monumente historike.

Përgjatë bregdetit të mrekullueshëm të vendit ka më shumë se një mijë ishuj.

Ishulli Hvar është një destinacion i pëlqyer dhe është vizituar nga personalitete të njohura si Tom Cruise dhe Beyonce.

Në veri, në drejtim të Italisë, ndodhet gadishulli Istria, i njohur për verën, djathin dhe stilin e relaksuar të jetës.

Denis Ivoseviç, shef i zyrës turistike të qarkut Istria, është i gëzuar për anëtarësimin e Kroacisë në BE.

“Vizitorët tani do të ndihen si në shtëpi, jo si në një vend të huaj, edhe pse Kroacia dhe gadishulli i Istrias kanë qenë gjithmonë pjesë e Evropës në bazë të pozitës gjeopolitike dhe lidhjeve historike me Europën,” thotë ai.


Kroacia është republika e dytë ish-jugosllave që anëtarësohet në BE, pas Sllovenisë e cila u bë anëtare e BE-së në vitin 2004.

Kroacia shpreson që ky veprim të nxisë ekonominë e saj, të përmirësojë imazhin e saj ndërkombëtar dhe do të tërheqë investimet e huaja për të cilat vendi ka nevojë.
XS
SM
MD
LG