Lidhje

Ish-kryeministri kroat Sanader largohet nga vendi, mund t'i hiqet imuniteti

  • Zëri Amerikës

Ish-kryeministri kroat Sanader largohet nga vendi, mund t'i hiqet imuniteti

Ish-kryeministri kroat Sanader largohet nga vendi, mund t'i hiqet imuniteti

Policia në Kroaci thotë se ish-kryeministri Ivo Sanader është larguar nga vendi, disa orë pasi u kërkua heqja e imunitetit paralamentar ndaj tij nga një komision hetimor për korrupsionin, që do të lejonte ndjekjen penale ndaj tij.

Një zëdhënës i policisë në Zagreb tha se zoti Sanader hyri në Slloveninë fqinjë sot në mëngjes. Ai tha se në atë kohë policia nuk kishte ndonjë bazë për ndalimin e tij. Nuk dihet me saktësi se ҫfarë akuzat janë ngritur ndaj zotit Sanader, apo nëse ka ndonjë urdhër arresti ndaj tij.

Zoti Sanader dha dorëheqjen papritur në korrik të vitit 2009 dhe u tërhoq nga politika. Në tetor ai doli para një komisioni hetimor, që hetonte shitjen në vitin 2009 të kompanisë shtetërore të naftës në Kroaci. Komiteti kërkon të dijë detajet përse firma e naftës INA u privatizua dhe përse e mori kontrollin e një prej kompanive më të mëdha kroate një firmë hungareze.

Zoti Sanader dëshmoi në një seancë me pyetje-përgjigje, se shumica e udhëheqësve të Partisë konservatore kroate në pushtet, HDZ, përfshi kryeministren aktuale Jadranka Kosor, ishin në dijeni të marrëveshjes. Zonja Kosor, përkrahëse e luftës kundër korrupsionit dhe një nga zv-ministrat në kohën e shtijes kanë thënë se ajo nuk ishte përfshirë në këtë ҫështje.





XS
SM
MD
LG