Lidhje

Kroaci: Veteranët reagojnë ndaj simboleve serbe


Në Kroaci, disa veteranë të luftës kanë grisur njoftimet me germat e shkruara me alfabetin cirilik të serbishtes, të vendosura nëpër ndërtesa zyrtare, me synim nxitjen e të drejtave të pëkicave në vendin më të ri të Bashkimit Evropian.

Dhjetra veteranë të zemëruar i shtynë me forcë rojet që ruanin ndërtesat shtetërore në Vukovar, një qytet në Kroacinë lindore në buzë të lumit Danub. Qyteti u shkatërrua nga ushtria jugosllave e udhëhequr nga serbët gjatë luftës për pavarësi të vitit 1991 të Kroacisë, ku u vranë mijëra njerëz.

Veteranët e Vukovarit thonë se mbajtja e germave cirilike është fyerje për viktimat e luftës. Organizatori i demonstratës tha se protestat kishin si synim të mbronin sakrificat e veteranëve të luftës.

Vukovari ka një pakicë të konsiderueshme serbe dhe mbajtja e njotimeve në gjuhën kroate, me alfabetin latin dhe atyre në serbisht, me alfabetin cirilik, bëhet në përshtatje me ligjin për pakicat që ka vendi, anëtari më i ri dhe i 28-të i Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG