Lidhje

Marrëveshje kufitare mes Kroacinë dhe Sllovenisë

  • Zëri Amerikës

Marrëveshje kufitare mes Kroacinë dhe Sllovenisë

Marrëveshje kufitare mes Kroacinë dhe Sllovenisë

Gjykata Kushtetuese e Slovenisë miratoi marrëveshjen kufitare me Kroacinë duke i hapur rrugën kësaj të fundit për të filluar bisedimet e asocimit me Bashkimin Evropian.

Marrëveshja u arrit vitin e kaluar nga udhëheqësit e të dy vendeve dhe u ratifikua më vonë nga deputetët kroatë. Miratimi sot nga gjykata sllovene i hap rrugën deputetëve sllovenë të bëjnë të njëjtën gjë.

Marrëveshja synon të zgjidhë një debat mbi territorin në Gjirin e Piranit në veri të Adriatikut që filloi kur të dyja vendet fituan pavarësinë nga ish-Jugosllavia.

Sllovenia që shtrihet mes Italisë dhe Kroacisë kërkon dalje në ujrat ndërkombëtare – kërkesë që detyrojë Kroacinë të lëshonte një pjesë të detit që pretendonte se zotëronte.

Sllovenia, anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2004 kishte bllokuar kërkesën e Kroacisë për bisedime të mëtejshme të asocimit me BE-në derisa të zbatohet marrëveshja. (ze)

XS
SM
MD
LG