Lidhje

Crocker do të japë dorëheqjen nga posti i ambasadorit në Irak


Zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë se ambasadori po e jep dorëheqjen për arsye shëndetësore

Ambasadori i SHBA në Afganistan Ryan Crocker do të japë dorëheqjen nga posti i tij në muajt e ardhshëm, edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të NATO-s po bëjnë përgatitjet për t’i dhënë fund luftës së kushtueshme në këtë vend.

Në një deklaratë, ambasada amerikane në Kabul tha se zoti Crocker konfirmoi "me keqardhje" se ai do të largohet si ambasador diku në mes të vitit 2012. Zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë se ambasadori po e jep dorëheqjen për arsye shëndetësore.

Zoti Crocker duhet të dilte në pension korrikun e kaluar por e shtyu datën për t'u bërë ambasador i SHBA në Afganistan.

Njoftimi vjen pak ditë pasi Presidenti Barak Obama i dha fund takimit të nivelit të lartë të NATO-s në Çikago.
XS
SM
MD
LG