Lidhje

Crocker: SHBA nuk do të nxitojnë të largohen nga Afganistani


Crocker: SHBA nuk do të nxitojnë të largohen nga Afganistani
Crocker: SHBA nuk do të nxitojnë të largohen nga Afganistani

Ambasadori i ri amerikan në Afganistan Ryan Crocker tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të nxitojnë të largohen nga Afganistani, ndërkohë që forcat ndërkombëtare fillojnë tërheqjen nga vendi i përfshirë nga lufta.

Ambasadori Crocker u tha diplomatëve se ndërkohë që nuk ka nxitim për tërheqje, Shtetet e Bashkuara gjithashtu nuk janë të interesuara të ndërtojnë baza të përhershme në Afganistan. Ai bëri betimin në detyrën e ambasadorit sot gjatë një ceremonie në ambasadën amerikane në Kabul.

Rreth 33 mijë trupa amerikane janë në plan të tërhiqen nga Afganistani deri në shtator të vitit 2014, ndërkohë që forcat afgane do të fillojnë marrjen e kompetencave të sigurisë në vendin e tyre. Javën e kaluar, 7 rajonet e para të Afganistani përfunduan kalimin e kompetencave të sigurisë nga forcat e NATOs tek forcat vendase.

Ndërkohë që ambasadori Crocker e pranoi se shumë qytetarë të vendeve që kontribuojnë me trupa në Afganistan janë kundër luftës, ai përmendi “efektin afatgjatë dhe koston që mund të rezultojë nga vendimet e gabuara”.

XS
SM
MD
LG