Lidhje

Vdiq Fidel Castro.


Ish presidenti i Kubës, Fidel Castro, vdiq në moshën 90 vjeçare. Lajmi u kumtua na i vëllai Raul Castro, aktualisht president i Kubës.

Qeveria komuniste e Fidel Castros mbijetoi kriza të ndryshme përfshirë edhe krizën e raketave, përbetimet për ta vrarë dhe sanksionet ekonomike amerikane për shumë dekada, por ai rroi mjaft sa për të parë që Washingtoni shpalli rivendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike me Havanën dhe vizitën e presidentit amerikan në ishull në muajin mars të vitit 2016.

Trupi i Catsros do të digjet të shtunën.

Fidel Castro Ruz, lindi më 13 gusht të vitit 1926 dhe u rit për të t'u bërë një nga udhëheqësit e lëvizjes kundër diktaturës së Fulgencio Batistas. Ai drejtoi forcat guerile që mundën ushtrinë e Batistas dhe morën pushtetin në ishull në vitin 1959.

Fitorja e dhe hyrja e tij triumfuese në Havana tërhoqi vëmendjen e botës. Por shumë shpejt ai e drejtoi vendin drejt komunizmit dhe orbitës së Bashkimit Sovjetik.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG