Lidhje

Fillojnë bisedimet historike SHBA-Kubë


Sot në Havanë fillojnë bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, të cilat synojnë t’i jepet fund armiqësive më tepër se 50-vjeçare të periudhës së Luftës së Ftohtë mes të dy vendeve.

Takimet zhvillohen rreth një muaj pasi Presidenti Barack Obama dhe Presidenti kuban Raul Castro njoftuan se të dy vendet ishin të përgatitura për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Bisedimet e sotme pritet të përqëndrohen tek imigracioni, sidomos tek politika e Uashingtonit për t’i lejuar kubanët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë. Nesër bisedimet pritet të përqëndrohen tek çështjet diplomatike, përfshirë rihapjen e ambasadave në kryeqytetet përkatëse.

Çështje të tjera që do të diskutohen janë embargoja ekonomike që Uashingtoni vendosi ndaj Havanës në vitin 1961 dhe përcaktimi i Kubës si një shtet që mbështet terrorizmin.

XS
SM
MD
LG