Lidhje

Kuba liron 53 të burgosur politikë


Qeveria amerikane tha se Kuba ka liruar 53 të burgosur politikë, duke mbajtur premtimin e bërë muajin e kaluar, ndërsa të dy vendet njoftuan marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se qeveria kubane vazhdon të mbajë disa të burgosur të dënuar nën akuzat për nxitjen e reformave politike dhe sociale në Kubë. Shtetet e Bashkuara ua dhanë emrat e këtyre të burgosurve autoriteteve kubane pasi u konsultuan me grupet e të drejtave të njeriut.

Uashingtoni dhe Havana njoftuan në të njëjtën kohë në fund të vitit 2014 se po merrnin hapa konkrete për të rifilluar marrëdhëniet diplomatike pas një ngërçi politik prej disa dekadash.

XS
SM
MD
LG