Kembimet kulturore mes Shqipërisë dhe Kosovës po shtohen kohët e fundit. Akademiku Rexhep Qosja ka paraqitur në Gjirokastër botimet e tij, ndërsa në qendër të qytetit është hapur një ekspozitë me piktorë nga Peja. Këto aktivitete synojnë të tërheqin më shumë turistë në qytetin muze, që mbrohet nga Unesco.