Lidhje

Cunami shkakton dhjetra të vdekur në Indonezi

  • Zëri Amerikës

Cunami shkakton dhjetra të vdekur në Indonezi

Cunami shkakton dhjetra të vdekur në Indonezi

Zyrtarët indonezianë thanë se një cunam i shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm nën det dje shkaktoi më shumë se 100 të vdekur në Indonezinë Perëndimore.

Një zyrtar i lartë në parlamentin rajonal të ishujve Mentawai tha sot se numri i të vdekurve nga cunami i djeshëm arriti në 108, ndërkohë që 502 njerzve nuk u dihet fati.

Hendri Dori Satoko tha se autoritetet lokale po kërkojnë për të humburit dhe po përpiqen të ndihmojnë të mbijetuarit, shumë prej të cilëve ishin traumatizuar. Mes të humburve është edhe një grup me 8 deri 10 australianë, të cilët ishin në një barkë, që humbi kontaktet pas cunamit.

Të mbijetuarit thanë se valët 3 metra të larta përfshinë ishujt dje vonë, duke shkatërruar fshatrat bregdetarë. Epiqendra e tërmetit prej 7,7 ballësh ishte rreth 80 kilometra në përëndim të ishullit indonezian Pagai Selantan në bregun përëndimor të Sumatrës. Autoritetet thanë se ky ishull u godit më rëndë nga valët.

XS
SM
MD
LG