Lidhje

Curiosity dërgon pamjet e para nga Marsi

  • Suzanne Presto

Pas pothuajse 9 muajsh udhëtim nga Toka, mjeti eksplorues Curiosity bëri një ulje të suksesshme në planetin Mars në orët e para të mëngjesit të ditës së hnë. Në madhësinë e një veture, makina-robot ka filluar ndërkohë të dërgojë imazhe të Planetit të Kuq. Materiali në vazhdim na njeh me orët e para të robotit Curiosity në Mars dhe atyre që priten nga Laboratori i Misionit Shkencor në Mars gjatë ditëve që vijnë.

Gjendja në qendrën e kontrollit të NASA-s në Kaliforni ndryshoi nga ankth në entuziasm. Kjo u vu re nga brohoritjet e tyre gjatë sekuencave të zhvillimit të ngjarjeve që shihen në videon e NASA-s ndërkohë që paisja ulej, hapja e parashutës, ndezja e motorëve, aktivizimi i i vinçit dhe prekja e sipërfaqes.

Brenda minutash, Curiosity dërgoi imazhin e parë bardhë e zi nga Marsi si dhe foto të rrotave, provë e uljes së sigurtë.

Gjatë një konference shtypi të hënën, NASA tregoi më shumë pamje nga orët e para të robotit Curiosity në planetin e saj të ri.

Një rrafshnaltë marsiane.
Shkencëtarët thonë se linja e zezë tregon duna. Në foto mund të shihen gjithashtu mali Sharp, qendra e kraterit Gale që pritet të ofrojë të dhëna mbi evolucionin e planetit.

Manaxheri i misionit Michael Watkins thotë se do të ketë edhe imazhe panoramike dhe tre dimensionale.

“Fotot e para janë si të thuash më ineteresantet kur ulesh në Mars sepse janë të reja. Ky është një vend i ri në Mars. Ashtu si ne që shkojmë me pushime për të parë vende të reja në Tokë, pra në planetin tonë. Këtu po shohim pjesë të Marsit që si kemi parë më parë.”

Mjeti eksplorues u fotografua gjithashtu nga një distancë prej 340 kilometrash nga një satelit i NASA-s quajtur pas hapjes së parashutës gjatë zbritjes në atmosferën marsiane.

Imazhet e qarta dhe gjithçka lidhur me misionin i habitën pjestarët e NASA-s në qendrën e komandës dhe pjestarët në konferencën e shtypit.

Shkencëtari i NASA-s dhe ish astronauti John Grunsfeld:

“Ka shumë në komunitet që thonë se NASA ka rënë, se ne nuk dimë si të eksplorojmë, se kemi humbur vendosmërinë. Është e drejtë të thuhet se NASA di si të eksplorojë. Kemi eksploruar dhe ne jemi në Mars.”

Administratori i NASA-s Charles Bolden foli mbi të ardhmen.

NASA Administrator Charles Bolden looked to the future.

“Sot, rrotat e Curiosity kanë filluar të lënë gjurmët e njeriut në Mars.”

Laboratori-robot që punon me energji bërthamore ka një mision dy vjetor për të eksploruar Planetin e Kuq.

“Do të përpiqet t’i japë përgjigje pyetjes së kahmotshme nëse jeta ka egzistuar ndonjëherë në Mars, ose nëse planeti mund të mbështesë jetën në atë ardhmen.”

Zyrtarët e NASA-s thonë se provat paraprake tregojnë se 10 instrumentet e laboratorit robotik i mbijetuan udhëtimit. Gjatë ditëve në vazhdim, mjeti eksplorues do dërgojë foto të tjera dhe misioni shkencor i Curiosity do të fillojë së shpejti.






XS
SM
MD
LG