Lidhje

"Curiosity" gati për eksplorimin e Marsit


"Curiosity" është i ngarkuar me pajisje për të ekzaminuar gjeologjinë, motin dhe nivelet e rrezatimit të Planetit të Kuq.

Eksploruesi i SHBA-së në Mars, "Curiosity", është gati për të kryer udhëtimin e tij të parë mbi sipërfaqen e planetit të kuq.

NASA tha se do të telekomandojë sot ekploruesin robotik me përmasat e një automjeti të zhvendoset tre metra përpara, para se të rrotullohet dhe të shkojë përsëri në vendin ku u ul në fillim të këtij muaji.

Agjencia amerikane e hapësirës lëvizi dje katër nga gjashtë rrotat e mjetit "Curiosity", për të provuar aftësitë drejtuese të tij përpara udhëtimit.

NASA njoftoi gjithashtu se një nga dy sensorët e erës të eksploruesit nuk po funksionon dhe se mund të jetë dëmtuar gjatë uljes.

"Curiosity" është i ngarkuar me pajisje për të ekzaminuar gjeologjinë, motin dhe nivelet e rrezatimit të planetit Mars. Ky është një mision dy-vjeçar, me vlerë 2,5 miliardë dollarë, që synon të zbulojë nëse jeta në Mars ka ekzistuar ndonjëherë apo nëse mund të jetë e mundur në të ardhmen.
XS
SM
MD
LG