Lidhje

Shqipëri: ndalohen tre doganierë në Kakavijë

  • Raimond Kola

Policia tha sot se ndaloi tre doganierë në Pikëkalimin Kufitar të Kakavijës, më i madhi që lidh Shqipërinë me Greqinë. Ndalimet erdhën pas bllokimit të një mjeti me rreth 1, 3 tonë mallra ushqimorë, të cilat dyshohet se i ishin shmangur detyrimit doganor.

Policia tha se të tre doganierët do të akuzohen për shpërdorim detyre. Doganat shqiptare janë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për treguesit e mos-realizimeve financiare. Pak kohë më parë një seri ndryshimesh prekën drejtimin e lartë të tyre. Shtatë zyrtarë, mes të cilëve dhe në poste të larta drejtuese, u arrestuan në fillim të dhjetorit me akuzën për përfshirje në aferën e rreth 4, 2 milionë litrave naftë të papërpunuar që kishte përfunduar nga depozitat e një kompanie private në tregun e konsumatorëve në shkelje të ligjit.

Pak ditë më parë Kryeministri Rama kërkoi gjatë analizës vjetore në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave masa të forta për të përmirësuar treguesit financiarë.

XS
SM
MD
LG