Lidhje

SHBA: seancë në Senat për sigurinë kibernetike


Shtetet e Bashkuara përballen thuajse çdo ditë me një incident kibernetik dhe me “një numër kërcënimesh të ndryshme, në rritje”, sipas Drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Mike Rogers.

Në dëshminë e tij të martën para Komisionit të Forcave të Armatosura të Senatit, Rogers tha se Shtetet e Bashkuara po mbeten prapa, kur është fjala për luftën kundër sulmeve kibernetike dhe se vendi vazhdon të mos ketë një politikë për sigurinë kibernetike.

“Ekipi i ri administratës amerikane është duke punuar për këtë”, - i tha ai Komisionit.

Senatori John McCain tha se ai kishte shprehur shqetësim lidhur me mungesën e një politike për këtë çështje në të kaluarën. “Administrata Trump premtoi se do të kishte një politikë për këtë çështje brenda 90 ditëve të para pas inaugurimit, por 90 ditë kaluan”, - tha ai.

"Fatkeqësisht, vendi ynë mbetet i papërgatitur për trajtimin e këtyre kërcënimeve”, - tha zoti McCain.

Mendohet se Rusia ka qenë prapa operacionit të hakerimit të vitit të kaluar, i cili synonte të ndikonte tek rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Komisionet e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve, së bashku me zyrtarë të FBI-së, janë duke hetuar lidhur me përpjekjet e Rusisë për të ndikuar tek zgjedhjet.

Edhe Kina është akuzuar për pirateri kibernetike të vazhdueshme ndaj qeverisë amerikane, përfshirë një operacion i vitit 2015, gjatë të cilit u vgrabitën më tepër se 20 milionë të dhëna personale nga qeveria amerikane.

Zoti Rogers i tha Komisionit se kohët e fundit nuk ka patur ndonjë pakësim të operacioneve kibernetike nga Kina, apo Rusia.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG