Lidhje

Ministri qipriot i financave jep dorëheqjen


Ministri qipriot i financave Mihalis Sarris dha sot dorëheqjen pas përfundimit të bisedimeve me huadhënësit e huaj lidhur me një paketë shpëtimi financiar që e detyroi vendin t'u imponojë taksa të larta depozitorëve të bankave.
Dorëheqja vjen pas njoftimit të Qipros se do të zbutë pjesërisht kontrollet mbi monedhën e vendit.
Muajin e kaluar zoti Saris u dërgua në Moskë për të kërkuar ndihmë, por u kthye duarbosh. Fillimisht Qiproja shpresonte tek ndihma ruse dhe hodhi poshtë propozimin evropian për taksimin e depozitorëve.
Zoti Saris tha se synimi i tij kryesor për të arritur marrëveshje me huadhënësit ishte realizuar. Ai tha gjithashtu se dorëheqja e tij ishte veprimi i duhur pasi ai ishte mes disa personave që po hetohen nga një ekip hetimor lidhur me falimentimin e sistemit bankar të vendit.
XS
SM
MD
LG