Lidhje

Thirrje për dorëheqjen e presidentes braziliane


Protestuesit në Brazil vazhdojnë thirrjet për dorëheqjen e Presidentes Dilma Roussef pasi ajo emëroi si shef të stafit të saj ish-presientin Luiz Inacio Lula da Silva.

Protesta janë zhvilluar në një numër qytetesh ku pjesëmarrësit e kanë dënuar emërimin e da Silvas si një akt për ta mbrojtur atë nga ndjekja penale lidhur me një skandal në operimet e kompanisë shtetërore të naftës Petrobras. Sipas akuzave, Lula da Silva ishte përfshirë në një skemë për pastrim parash përmes Petrobrasit.

Një gjykatës që po drejton hetimet thotë se bisedat telefonike mes zotit Lula da Silva dhe zonjës Roussef tregojnë se ai i kishte kërkuar ndihmë për t’i shpëtuar ndjekjes penale.

Si anëtar i personelit të presidentes, Lula da Silva mund të gjykohet vetëm nga Gjykata e Lartë e Brazilit. Ish-presidenti i ka hedhur poshtë akuzat.

XS
SM
MD
LG