Lidhje

2 të vrarë nga një shpërthim në Damask


Një makinë bombë shpërtheu sot në një periferi të Damaskut që mbahet nga kryengritësit. Të paktën dy vetë u vranë.

Dëshmitarët dhe aktivistët thonë se shpërthimi goditi një treg plot me njerëz në Douma dhe se numri i saktë i viktimave është i paqartë. Disa të plagosur nga shpërthimi janë duke u mjekuar në spital. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. Dega e grupit Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit është në rivalitet me disa grupe të tjera rebele në këtë periferi. Shpërthimet e makinave bombë janë bërë të zakonshme në luftën civile të Sirisë, e cila filloi në vitin 2011. Më shumë se 150 mijë vetë janë vrarë në këtë konflikt.

XS
SM
MD
LG