Lidhje

Shqipëri: Situata energjitike


Kompania e shpërndarjes së energjisë ka mbi 200 milionë dollarë humbje vjetore nga vjedhjet dhe mos-pagimi i faturave të energjisë, ndaj dhe invetimet në fuqizimin e saj janë minimale. Kështu deklaroi sot ministri i energjisë, Damian Gjiknuri, para komisionit parlamentar të ekonomisë, lidhur rme gjendjen e OSHEE-së, të cilët spekullantët i vjedhin të gjithë energjinë e importuar nga jashtë vendit. Hidrocentralet e vendit prodhojnë sa 60 për qind e nevojave të tregut vendas dhe opjesa tjetër e energjisë blihet nga jashtë. Ministri Gjiknuri tha se masat shtrënguese në sektorin energjitik po përmirësojnë me shpejtësi gjendjen financiare të kompanisë, ku mospagimi i faturave dhe vjedhjet përbëjnë gati 40 për qind te energjisë që shërben në shkallë vendi.

Situata e energjise
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:28 0:00

Zoti Gjiknuri tha se nga një masë mbrojtëse për të varfërit, fasha 300 kv me çmim të ulët u bë prej 10 vjetësh metoda kryesore për të vjedhur energjinë elektrike. Statistikat nxorën të dhëna paradoksale, sipas të cilave, mbi 200 mijë klientë faturohen 0 kv energji, rreth 300 mijë klientë faturohen deri në 100 kv. Të dhënat e fundit tregojnë se janë shtuar me 80 për qind klientët që harxhojnë minimumin nën 300 kilovatorë, ndërkohë që konsumi real i energjisë është rritur në mënyrë galopante.

Banka Botërore mbështeti me 100 milionë dollarë investimet në rrjetin e dërrmuar energjitik të Shqipërisë, ku ndërhyrjet e paligjshme janë me qindra mijëra. Rreth 400 persona janë arrestuar për vjedhje, mospagim dhe abuzim me energjinë, ndërsa policia po ndihmon punonjësit e kompanisë të ndërpresin mijëra lidhje të paligjshme në të gjithë vendin. OSHEE kërkoi pranë ERE-s rritjen e çmimit të energjisë elektrike, si një nga më të ultit në rajon. Ndërsa kërkesa ende po shqyrtohet, ajo u bë temë kryesore e protestave të opozitës, e cila kundërshtoi heqjen e fashës me çmim minimal për shtresat në nevojë dhe i kujtoi qeverisë premtimet e fushatës zgjedhore për ulje taksash dhe shërbime më të lira në shumë fusha.

XS
SM
MD
LG