Lidhje

Danimarka përgatitet të rivendosë pika të përhershme të kontrollit doganor

  • Isabela Cocoli

Danimarka përgatitet të rivendosë pika të përhershme të kontrollit doganor

Danimarka përgatitet të rivendosë pika të përhershme të kontrollit doganor

Danimarka po përgatitet të rivendosë pika të përhershme të kontrollit doganor, pavarësisht ankesave të zyrtarëve europianë se kjo shkel rregullat për udhëtimet pa viza në Evropë.

Parlamenti danez miratoi dje forcimin e kontrolleve kufitare. Zyrtarët thanë se të martën, në kufijtë e Danimarkës me Suedinë dhe Gjermaninë, do të vendosen 50 punonjës doganorë shtesë.

Ligjvënësit daneze thanë se po i rivendosin pikat e kontrollit për të luftuar krimin dhe emigracionin e paligjshëm. Masat do të vihen në zbatim gjatë disa viteve dhe do të përfshijnë objekte të reja doganore, uljen e kufijve të shpejtësisë në pikat e kontrollit dhe mbikqyrjen me video të makinave që hyjnë në Danimarkë. Qeveria tha se kontrollet doganore do të jenë të rastësishme dhe nuk do të përfshijnë kontrollin e pasaportave.

Kufizimet e reja u propozuan nga Partia Popullore nacionaliste daneze. Por organizatat e biznesit, thonë se pikat e kontrollit mund të dëmtojnë eksportet e vendit. Gjithashtu, disa danezët shprehën shqetësim për radhët e gjata që mund të krijohen nga makinat që presin të kalojnë kufirin.

Gjermania dhe Bashkimi Evropian kanë protestuar ndaj masave daneze. Sipas tyre, kjo shkel marrëveshjen për zonën Shengen e cila eliminon kontrollet e kufijve mes 25 vendeve evropiane.

XS
SM
MD
LG