Lidhje

Darka e Presidentit amerikan me gazetarët, një ritual unik i Uashingtonit


U.S. President Barack Obama shakes hands with comedian Jimmy Kimmel as WHCA President and Reuters correspondent Caren Bohan (C) watches at the White House Correspondents Association annual dinner in Washington, April 28, 2012.
U.S. President Barack Obama shakes hands with comedian Jimmy Kimmel as WHCA President and Reuters correspondent Caren Bohan (C) watches at the White House Correspondents Association annual dinner in Washington, April 28, 2012.

Darka e Presidentit amerikan me gazetarët është një ritual unik i Uashingtonit. Çdo vit, kryeqyteti amerikan mirëpret emra të mëdhenj të artit dhe figura të njohura publike që mblidhen për të kaluar një natë me humor në një atmosferë të lirshme, shumë të ndryshme nga ditët e tjera të vitit. Kulmi i mbrëmjes është fjalimi i Presidentit, i cili këtë radhë hodhi plot thumba humori në drejtim të kandidatit republikan për president Mitt Romney:

Sapo e mori fjalën, Presidenti Obama u ndal për të analizuar punën e administratës së tij dhe shfrytëzoi rastin për të kritikuar para-ardhësin e tij republikan:

“Në vitin 2009 mora detyrën në rrethana shumë të vështira. Ka njerëz që thonë se unë fajësoj për shumë probleme para-rendësin tim, por të mos harrojmë se vetë George Bushi e filloi këtë traditë”.

Zoti Obama u përpoq të gjente elementin komik në stresin dhe angazhimin që kërkon puna e Presidentit, duke krahasuar fotografinë e tij para katër vjetësh me foton e tanishme dhe me një parashikim për ndryshimin që do të ketë katër vjet më pas:

Darka u zhvillua në një periudhë kur po ndizet fushata për zgjedhjet presidenciale. Presidenti nuk i kurseu thumbat për rivalin kryesor republikan Mitt Romney:

“Ne të dy kemi diploma nga Universiteti Harvard. Unë kam një, ndërsa ai ka dy. Çfarë snobi që është!”

Fjala snob ishte zgjedhur qëllimisht, në reagim ndaj kritikave që ka ngritur republikani Rick Santorum ndaj Presidentit, duke e cilësuar si snob zotin Obama pasi nxit të rinjtë të ndjekin universitetin.

Por kishte plot tema serioze. Në këtë mbrëmje të organizuar nga Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti u ndal për të nderuar kujtimin e reporterit Anthony Shadid të New York Times dhe Marie Colvin të gazetës Sunday Times të Londrës, të cilët u vranë në detyrë, duke raportuar për kryengritjen në Siri.

Por mbrëmja iu kthye shpejt atmosferës festive dhe komike. Presidenti solli sensin e tij të humorit për skandalin për frekuentim prostitutash nga agjentët e shërbimit sekret.

“Dua ta sqaroj se kënaqem në darka të tilla. Në fakt isha përgatitur për të folur më gjatë, por duhet të kthehem që Shërbimi Sekret të jenë në bazë brenda orarit që i kemi caktuar”.

Shoqata e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë u themelua në vitin 1914 si urë lidhëse mes shtypit dhe presidentit. Çdo president që nga koha e Presidentit Calvin Coolidge ka marrë pjesë në darkën e përvitshme. Një numër gazetarësh u nderuan në darkën e sivjetshme për kontributin ndaj profesionit të tyre.

XS
SM
MD
LG