Lidhje

Darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë për nder të kryeministrit britanik

  • Zëri Amerikës

Darka e mbrëmshme shtetërore në Shtëpinë e Bardhë për Kryeministrin britanik David Cameron u mbajt nën një tendë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë thotë se dekori ishte frymëzuar nga tradita amerikane e festave në natyrë si edhe nga dashuria e britanikëve për kopshte të rafinuara.

“Për Madhërinë e saj, Mbretëreshën në përvjetorin e saj të 60-të, për miqtë tanë David dhe Samantha, për objektivin tonë të madh në jetë, qofshim tani dhe gjithmonë në shërbim të zotit. Gëzuar!”, tha Presidenti Obama

“Barack, është një nder për mua të të quaj aleat, partner dhe mik. Kur je president dhe kryeministër nuk e ke në dorë të zgjedhësh rrethanat me të cilat përballesh, apo udhëheqësit me të cilët duhet të punosh por ajo që mund të them është se jam i lumtur që punoj me dikë që ka forcën morale, një arsyetim të qartë dhe një njerëzi të thellë në misionin për ripërtëritjen e aleancës sonë të madhe për sot dhe për brezat e ardhshëm”, tha kryeministri britanik.

Banda muzikore britanike Mumford and Sons si edhe këngëtari John Legend i Rythm and Blues interpretuan për të ftuarit.

Shtëpia e Bardhë ka mbajtur tre darka të tjera shtetërore për kryeministra britanikë: Tony Blair në vitin 1998, Margaret Thatcher në 1988 dhe James Callaghan në 1977.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG