Lidhje

Albumi i ri i Darren Jay & The Delta Souls


Këngëtari i muzikës Blues nga Memfisi, Daren Jay, sapo ka nxjerrë një regjistrim të ri, të titulluar “Drink my wine”, por ai do të presë deri në fund të vitit për ta publikuar atë në turneun e tij. Jeta për artistin Darren Jay ka kërkuar gjetjen e një ekuilibri mes muzikës dhe ushtrisë. Që nga viti 2005, për 9 vjet me radhë, ai ka shërbyer në radhët e marinës amerikane. Por njëkohësisht, ai ka vazhduar karrierën e tij muzikore.

please wait

No media source currently available

0:00 0:06:40 0:00
Direct link

Pasi përfundoi albumin e tij të katërt “Drink My Wine,” ai vendosi të dislokohet me rezervistët e marinës amerikane në Kuvajt. Darren thotë se edhe pse ai është i zënë me shërbimin e tij ushtarak, ai përsëri gjen kohë të interpretojë muzikë.

“Kam marrë me vete dy kitarra, një akustike dhe një elektrike dhe ulem jashtë dhe u biu. Mund të duket pak e çuditshme, por në ushtri ka shumë muzikantë. Ka mjaft njerëz të talentuar në radhët e ushtrisë. Shpesh intrepretojmë së bashku.”

Darren pranon se i mungojnë kushtet e mira të shtëpisë së tij në Memfis, një qytet për të cilin ai thotë se është zemra e muzikës blues.

“Kur shkon në rrugën Beale dhe fillon të interpretosh, takon disa nga muzikantët e vjetër, të cilët kanë vite të tëra që jetojnë atje; nga ata që kanë interpretuar me Albert King, ose që kanë regjistruar muzikë në studio si Stax, ose Sun Studios. Bisedon me të gjithë ata njerëz që kanë intrepretuar muzikë në atë qytet, ose që kanë jetuar atje, që kanë patur lidhje të

“Gjithmonë kam besuar se çdo gjë ndodh për një arsye të caktuar. Prandaj e quaj fat të madh që CD-ja ime është dëgjuar nga shumë njerëz, të cilët e kanë pritur mirë. Kur të kthehem në Memfis grupi muzikor do të mblidhet përsëri, do bëjmë prova dhe do dalim në turne.”


Darren kthehet në Memfis në dhjetor, në kohë për t’u bashkuar me grupin e tij “The Delta Souls” dhe për t’u përgatitur për një koncert për mirëseardhjen e tij në kafenenë Rum Boogie.
XS
SM
MD
LG