Lidhje

DASH: Bjellorusia, Rusia, Ukraina - shkelëset më të rënda të të drejtave

  • Zëri Amerikës

DASH: Bjellorusia, Rusia, Ukraina - shkelëset më të rënda të të drejtave

DASH: Bjellorusia, Rusia, Ukraina - shkelëset më të rënda të të drejtave

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë për vitin e kaluar thuhet se shumë vende evropiane vazhduan të shkelnin rëndë të drejtat e njeriut.

Në krye të raportit janë Bjellorusia, Rusia dhe Ukraina si shkelëset më të rënda.

Në Bjellorusi, raporti vë në dukje arrestimet e më shumë se 700 aktivistëve pro demokracisë, pas zgjedhjeve presidenciale të dhjetorit të kaluar, të cilat Departamenti i Shtetit i cilësoi "të manipuluara".

Një vlerësim i ngjashëm bëhet për Rusinë, duke cituar sulme të vazhdueshme ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe pakicave etnike.

Në Ukrainë, thuhet në raport, megjithë përparimin e bërë në vitet e mëparshme, 2010 shënoi një zbrapsje në këtë drejtim. Megjithë zgjedhjet e lira e të drejta në fillim të vitit, departamenti vë në dukje se zgjedhjet lokale të tetorit ishin "problematike".

Vende të tjera, të cilësuara në raport si shkelëse të të drejtave të njeriut përfshijnë Shqipërinë, Serbinë dhe Turqinë, ndërkohë që përmenden edhe disa vende të Evropës Perëndimore.

XS
SM
MD
LG