Lidhje

DASH: Jo informacione të besueshme për sulme të reja terroriste


Departamenti amerikan i Shetit thotë se nuk ka informacione për të konfirmuar njoftimet se Shteti Islamik ka në plan të kryejë të dielën sulme të tjera në Francë, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

Deklarata vjen si përgjigje ndaj një pyetjeje lidhur me informacionin e postuar nga grupi aktivist në internet “Anonymous”, që thonte se ka zbuluar informacione lidhur me komplote të reja për sulme të menjëhershme në vende si Italia dhe Libani. Grupi nuk tha prova specifike, por tha se i kishte dërguar informacione për këtë çështje CIA-s, FBI-së dhe agjencisë britanike të zbulimit MI5.

Një nga objektivat për të cilat bëhet fjalë është një ndeshje mundjeje që zhvillohet sonte në qytetin amerikan të Atlantës.

FBI-ja tha përmes një deklarate se i merr seriozisht të gjitha kërcënimet, por se nuk ka informacion të besueshëm, apo specifik për një sulm të menjëhershëm.

Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentonte në se është duke marrë masa sigurie shtesë në objektet jashtë vendit, por tha se “është duke operuar me një nivel të lartë sigurie, pas ngjarjeve të ditëve të fundit”.

XS
SM
MD
LG